Tuesday, August 18, 2009

Martaneshi, si një njësi fiziko-gjeografike, ndodhet në zonën e mesme të Krahinës Malore-Qëndrore të Shqipërisë, në një pozicion gjeostrategjik, i rrethuar nga male dhe në udhëkryq ku lidhen disa krahina të Shqipërisë së Mesme me ato të Veriut. Sipërfaqia e tokës që përfshin kjo trevë është 16450 hektarë, nga e cila rreth 9000 janë pyje, 7000 kullota e livadhe, fusha e pllaja malore dhe 450 hektarë tokë e punueshme.

No comments:

Post a Comment