Tuesday, August 18, 2009
Emra vendesh në Martanesh:
Ndërbalë, Luçanë, Kulmurizë, Qafa e Pusit,Qafa e Prushit, Gryka e Ballabanit, Gropa e Zgjyrës, Kalthi, Arat e Mishtet, Hurdha e Vllait,Kroi i Martullosëve, Fushë Kishë, Korroco, Kaptinë, Ballë, Plartun, Fushfarkë, Shëntrinë, Maja e Sukzes, Mokas, Doliçe, Bërdhetë, Qytezë, Belik, Guri i Kuvendit, etj.
Mbiemra familjesh:
Osmani, Rrushi, Muça, Koka, Isaku, Kurti, Zhaboli, Bala, Lena, Gjoni, Koxherri, Gjoka, Peshku, Zguri, Çela, Pepa, Cukali, Ndreu, Kunxhiu, Çuka, Rama, etj.

HISTORI
Martaneshi është një trevë e banuar që në lashtësi. Në fshatin Gjon është gjetur një çekiç guri, origjinali i të cilit ndodhet në Muzeun Historik të Rrethit të Matit, i cili sipas përcaktimeve të arkeologëve i përket lashtësisë.
Për prejardhjen e emrit Martanesh ka pasur gojëdhëna të ndryshme. Në njërën prej të cilave thuhet: Se në kohën e pushtuesëve turq një vajzë me emrin Marta për të mos rënë në duar të tyre u hodh nga shkëmbi duke u bërë nismëtare edhe për vajza të tjera. Për të marrë këtë vendim vajzat ishin mbledhur në një shesh te vogël mbi një shkëmb që ndodhet afër fshatit Gjon, i cili quhet "Kuvendi i gocave".
Gojdhënë tjetër thotë se ishin dhjete vajza që kanë luftuar bashke me te afërmit e tyre kundër forcave të ushtrisë turke në Qafen e Qarrit, atje është vrarë një vajzë me emrin Martë. Kështu që nga fjalët "Marta u nda prej nesh" ose "Marta u ndesh" thuhet se ka ardhur emri Martanesh.
Një tjetër e dhënë për emrin na vjen nga nje relacion i D. Farlatit studiues, prift katolik, i cili pasi ka pershkruar gjendjen e disa kishave katolike ne krahina të tjera thotë: "... Nder to ma e përmenduar është famullia e Shën Martini (nga kjo famulli e ka marrë emrin e vet katundi Martanesh) kisha bashke me kumbanoren gjinden ne kambe, ka ara e vreshta, prej fruteve te tyne nxirren vjet per vjet njizet numa argjendi..."
Gjithashtu edhe ne relacionin e Mark Skurës, prift katolik thuhet se: "... Ka Shën Martinin në token e quajtur Shmertin. Motit qe abaci me rente te madhe, asht e plote ne gurë, e cila ka dy kumbonë, disa vreshta e ara për tu mbjellë, që qesin nja 25 reale..."
Nga të dhënat arkivale që u cituan rezulton se Kisha e Shën Martinit ndodhej në tokën e quajtur Shmertin, aty ku banorët kremtonin si festë fetare Martindën. Ky vendbanim është quajtur Martinash-Martinesh-Martanesh janë reduktim fonetik, ndryshime të bëra në rrymë të kohës.

Martaneshi, si një njësi fiziko-gjeografike, ndodhet në zonën e mesme të Krahinës Malore-Qëndrore të Shqipërisë, në një pozicion gjeostrategjik, i rrethuar nga male dhe në udhëkryq ku lidhen disa krahina të Shqipërisë së Mesme me ato të Veriut. Sipërfaqia e tokës që përfshin kjo trevë është 16450 hektarë, nga e cila rreth 9000 janë pyje, 7000 kullota e livadhe, fusha e pllaja malore dhe 450 hektarë tokë e punueshme.
Subscribe to:
Posts (Atom)